Shqiptarët më borxhlinj në 2024, 400 mln euro u disbursuan për individët dhe bizneset. Procesi i shpejtë, dokumentacioni minimal, kushtet më të lehtësuara por dhe fondet e vendosura në dispozicion, bën që shumë qytetarë të ishin më borxhlinj ndaj subjekteve financiare jobanka në vitin 2024. 400 milionë euro kredi të reja u disbursuan në 2024 sipas të dhënave nga Shoqata e Mikrofinancës Shqiptare.