Kredia e re vijoi të zgjerohej në muajin prill pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë dhe inflacionit në nivele rekord. Në krahasim me vitin e kaluar, kredia e re ishte 39% më e lartë, në shifrën e 23.4 miliardë lekëve, shifra më e lartë e shtatë viteve të fundit.