Nga akset rrugore, tek aeroportet dhe portet, kryeministri Edi Rama renditi veprat infrastrukturore që do të ndihmojnë zhvillimin e vendit. Mes tyre, tuneli i Llogorasë pritet të lehtësojë dhe shkurtojë udhëtimin drejt jugut të vendit, sidomos gjatë sezonit turistik.