Në lagjen 5 maji po bëhen gati godinat e reja që do strehojnë banorët e prekur nga tërmeti shkatërrues i pesë viteve më parë. Kryebashkiaku Veliaj inspektoi sot nga afër punimet. “Unë nuk besoj se ka një kantier të privatit që të jetë punuar me cilësi, siç është punuar në kantierin publik të 5 Majit” Kryebashkiaku tha se në këtë kantier është punuar me ritme më të shpejta se në vendet e BE-së, pavarësisht bllokimeve nga politika.