Dy familje në Farkë morën çelësat e shtëpive të reja më të forta dhe me kushte më të mira e më cilësore se ato që u shembën nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjet e vëllezërve Bardhi, përkatësisht me 4 dhe me 5 familjarë secila që hynë në shtëpitë e sapondërtuara. Veliaj u shpreh krenar për punën e bërë në kohë rekord në mënyrë që familjet e fundit shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmetet, të hyjnë në banesat e reja.