Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Fier i janë bashkuar solidarizimit për personat e prekur nga tërmeti tragjik, duke dhuruar 30 jorganë. Ata i janë bashkuar nismës në një mënyrë shumë humane, teksa preferuan që jorganët që kanë marrë dhuratë nga donatorë, t’ua japin atyre. Sot ata do të dërgojnë përfaqësuesin e tyre për t’i lënë pranë Teatrit “Bylis”.