Policia e Shkodrës zbuloi sot detaje të reja të megaoperacioni ‘Qarku’, që coi në zbulimin e shtëpisë së barit në fshatin Bardhaj. Burime zyrtare thanë se shtëpia ku u gjet lënda narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis, ishtë në pronësi të 31-vjecarit Pjetër Gjoni, ndërsa në të u arrestuan në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 persona, të gjitha gra.