Një banesë ku kultivohej dhe prodhohej lëndë narkotike është identifikuar këtë të mërkurë në Fier. Gjatë operacionin policor të koduar “Gizë”, policia ka kontrolluar shtëpisë e 66-vjeçarit me iniciale S.G. në lagjen “29 Marsi” në Patos. I moshuari është vënë në pranga, ndërkohë që në kërkim janë dy djemtë e tij, 26-vjeçari me iniciale G.G. dhe 39-vjeçari me iniciale E.G.