Për gjatë një jave në Angli është zhvilluar një operacion policor mbarëkombëtar me fokus shkatërrimin e fermave të kanabisit njohur si shtëpitë e barit. Gjatë operacionit të koduar me emrin “Mille” janë arrestuar 148 shtetas shqiptarë, 55 shtetas britanik dhe disa të tjerë të nacionaliteteve të tjera. Pjesa më e madhe e të arrestuarve shqiptarë kishin hyrë dhe qëndronin ilegalisht në Britaninë e Madhe.