Organizata Botërore e Shëndetësisë pohoi se vdekja e një 59 vjecari në Meksikë ishte e para nga shtami i ri i gripit i shpendëve, H5N2, i cili nuk ishte gjetur kurrë ndonjëherë deri tani tek njerëzit. OBSH thotë se ende nuk është e qartë sesi u infektua personi në fjalë. “Megjithatë, edhe pse burimi i ekspozimit ndaj virusit në këtë rast është aktualisht i panjohur, shtami AH5N2 është raportuar tashmë te shpendët në Meksikë”, theksohet në deklaratën e saj.