Prej më shumë se një dekade Dubai është zgjedhur si një vend ku jeton e punon një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh prej rreth 1.500 personash. Sonila Sherifi është një prej tyre e cila prej 11 vitesh jeton atje. E intervistuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ajo tregon si është përjetuar sulmi me raketa nga Irani edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.