Eva Buzo do të jetë gruaja e parë që ka vendosur të kalojë me not kanalin e Otrantos. 36-vjeçarja shqiptare që jeton në Australi, mes datave 20 dhe 30 qershor do të tentojë të kalojë nga perëndimi në lindje, duke mbërritur tokën e Shqiponjave, dhe në veçanti plazhin e Vlorës, duke u nisur nga Otranto.