Një nga shtatë të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari, është Lulzim Sulejmani, shqiptar nga Presheva. I riu nuk po flinte kur ndodhi aksidenti, ndaj pa gjithcka dhe qe në gjendje të reagonte më shpejt se të tjerët. Ai arriti të thyente xhamin e të hidhej nga autobusi, duke tërhequr edhe të fejuarën e tij e madje ka ndihmuar dhe 5 persona të tjerë pasi dyert e mjetit u bllokuan.