45 kg kokainë e pastër u sekuestrua nga policia greke gjatë një aksioni të zhvilluar në Athinë. Droga u zbulua në një banesë në zonën e koropit ndërsa në pranga përfundoi 45-vjeçari shqiptar Vaska Leka. Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë oprative nga ana e agjentëve të antidrogës. Gjatë kontrolleve në banesë autoritetet gjetën dhe një kallashnikov, një pistoletë dhe 146 fishekë.