Top Channel/“Shqiptari i ka dhënë jetë të dytë Selanikut”, Rama:Këtë takim mezi e kam pritur, ja pse
03/11/2024 11:00

Edi Rama në Selanik: Nga leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, prej ku gojët e mykura, ushqehen me frytet e kalbura të nacionalizmave ballkanike dhe jashtëqisin helmet e historisë të përdorura si mjete lufte, ndërkohë që lëndojnë popujt e këtij rajoni, leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye, po aq sa vite shqiptarët dhe grekët kanë ndarë diellin, për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar, për t’i parë hapësirat e njëri-tjetri si hapësira zhvillimi, bashkëpunimi dhe mirëqenie të përbashkët. Jo si copa kartash të vjetra ku kultivohen drurët e shtrembër të nacionalizmit. Selaniku është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur. Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi, ku të vetmit kufij për të kapërcyer ishin kufijtë e imagjinatës. Në këtë qytete, Evropa ideale e pakufij është njohur në jetën e përditshme shumë kohë më parë se sa të shfaqej në formën e traktateve. Shpirti i tolerancës, i lirisë është mishëruar këtu shumë para se të kthehej në kriter përkatësia shumëkombëshe nën flamurin me shumë yje të BE. Në Selanik, shqiptarët gjetën zë, parafytyruan një të ardhme lirie, barazie, u mblodhën këtu edhe si aktivistë, shkrimtarë dhe mendimtarë, në këtë qytet që mish urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Këtë takim tonin e kam pritur me padurim, sepse të takosh shqiptarë në Selanik është një mund për të depërtuar thellë në një vend kozmopolit. Më kujtohet një autor që thoshte se kur mbërriti në Selanik, ndjeu një Greqi tjetër, më shumë të lidhur me popujt fqinj, gjuhët dhe kulturat e tjerë. Jam sot me ju kur sapo ka hyrë nëntori, muaji i Pavarësisë dhe Çlirimit, dy datat tona më të mëdha për të sotmen tonë europiane. Por si shqiptar dhe selanikas ju keni kremtuar pak ditë më parë festën e pajtoit të qytetit. Shën Dhimitri ka qenë në të dalë të vjeshtës rregullatori i jetës. Në Shën Gjergj, shqiptari kapërcente fshatin për bukën e gojës, ndërsa në Shën Dhimitër kthehej me fitimet e tij në shtëpinë e vetë. Këtij qyteti shqiptarët i kanë dhënë një pjesë domethënëse të ngjyrës së vetë, i ka dhënë ndoshta një jetë të dytë. Sepse ju duhet ta dini dhe t’ua mësoni me krenari fëmijëve, se ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik.

Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23
Top Channel/ Durrës, dyndje pasagjerësh! Ditët e para të korrikut kanë qenë të ngarkuara
05/07 12:22
Top Channel/ Shiroka, pika e dobët e shkodranëve! Mbetet vendi i preferuar për shumë qytetarë
05/07 12:17
Top Channel/ 8 aksidente me monopatina, mjekët në Vlorë japin alarmin: Po përdoren edhe nga fëmijët
05/07 12:15
Top News- Tragjedi në Ditën e Pavarësisë/ Përmbytje në Teksas, shënohen viktima
05/07 12:13
Top Channel/ Elbasan nën pushtetin e tymit! Djegiet në thellësi të landfillit prodhojnë tym toksik
05/07 12:10
Top Channel/ Panik në Sarandë! Turisti terrorizon pushuesit me thikë, neutralizohet nga policia
05/07 12:09
Top News – Rama fton Marco Rubion në Tiranë. Mesazhi për sekretarin e shtetit në Ditën e Pavarësisë
05/07 11:44
Top News- Falsifikonin pasaporta për 20 mijë euro/ Arrestohen babë e birë, zbulohet laboratori
05/07 11:43
Top News- Në Elbasan flakë s’ka, tym po/ Zjarri në landfill, pluhuri toksik mbulon qytetin
05/07 11:09
Top News – Zjarr në jug, dëborë në veri. Çmenduritë e motit në Turqi si asnjëherë më parë
05/07 11:09
Top News- Situata e zjarreve në vend/ 16 vatra në 24 orë, katër janë ende aktive
05/07 11:08
Top News – ‘Verë dhe Portokalle’ ndez Fierin/ Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 10:55
Top Channel/ Aksident në Vlorë! Makina përplas të moshuarin te vijat e bardha
05/07 10:44
Top Channel/ Elbasani pesë ditë nën tymin toksik! Mbetjet vazhdojnë të digjen
05/07 10:35
Top News- Çmendet italiani në Sarandë/ Turisti me thikë në dorë mes bulevardit, arrestohet
05/07 10:23
Top Channel/ Prangosen “skifterët” shqiptarë dhe britanikja, zbulohen grabitjet me vlerë 1 mln paund
04/07 22:50