Një emigrant shqiptar, i cili kishte mashtruar Ministrinë e Brendshme britanike për identitetin e tij, ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pas një beteje ligjore që zgjati plot 26 vjet. Sipas The Telegraph që i referohet Top Channel, Gentian Hoti ka fituar të drejtën për t’u bërë shtetas britanik, në atë që konsiderohet si një nga rastet më të gjata ligjore të emigracionit në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.