Në vigjiljen e takimit të shumëdiskutuar të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vucic në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dy anëtarë të Kongresit amerikan I kanë drejtuar një letër kreut të Departamentit të Shtetit, Anthony Blinken. Duke theksuar rëndësinë që ka procesi I dialogut në arritjen e një marrëveshjeje finale dhe gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përfshirë edhe njohjen reciproke, Jim Himes e Ritchie Torres I vendosin shenjën e barazisë garantimit të të drejtave të minoritetit serb në Kosovë dhe atij shqiptar në Serbi, duke I përshkruar si një sfidë e cila duhet të marrë zgjidhje.