Top Channel/ Shqiptarët u pakësuan në 2020/ Shqipëria, në një vit 16 mijë persona më pak
07/05/2021 15:21

Tkurrja e popullsisë nuk ka të ndalur në vend. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se më 1 janar popullsia e Shqipërisë rezultoi 2 827 mijë banorë, duke shënuar një rënie të ndjeshme prej më shumë 16.2 mijë persona krahasuar me 1 janar 2020. Kjo rrudhje e fortë lidhet kryesisht me fenomenin e pandalshëm të emigracionit si dhe vdekshmërisë në rritje si pasojë e pandemisë Covid-19. Statistikat flasin për 27 605 jetë të humbura gjatë vitit të kaluar, ku pjesa më e madhe e vdekjeve kanë ardhur si rrjedhojë e infeksionit të koronavirusit, duke bërë që shifrat e vdekshmërisë të rriten me mbi 5 600 raste më shumë se në 2019-ën. Ndërsa, lëvizjet e emigrantëve jashtë vendin kanë shfaqur një trend rënës kjo si pasojë e masave bllokuese për shkak të pandemisë, të cilat vijojnë të zbatohen ende nga vendet e huaja. Por, pavarësisht kësaj shqiptarët nuk kanë ndalur ikjet pasi një vit më parë u larguan nga vendin mbi 23 800 emigrantë, teksa në 2019 kjo shifër arrin në mbi 43 800 persona të larguar. Tjetër faktor ndikues në pakësimin e popullsisë është edhe rënia e numrit të lindjeve, pasi vitin që lamë pas erdhën në jetë mbi 28 mijë foshnja, rreth 486 më pak se në 2019-ën. Ndërsa shtesa natyrore e popullsisë ka shënuar nivelin më të ulët historik duke iu afruar zeros pasi në 2020 rezultoi të ishte 470 lindje më shumë se vdekje, në tkurrje të fortë në raport me 2019 kur përllogaritej në 6.624 banorë. Shqetësuese paraqitet edhe dukuria e plakjes së popullsisë në vend, që po ushtron një presion të madh mbi skemën e pensioneve, duke rritur numrin e përfituesve e duke ulur atë të kontribuuesve. Ndërsa mosha mesatare shënoi rritje 37.6 vjeç, nga 37,2 vjeç që ishte në 2019.

Top News- Kush e vr*u 23-vjeçarin në Shkopet? Detajet, u rrëmbye nga persona të veshur si policë
09/07 21:26
Top Channel/ Shtohen pickimet nga gjarpri! Pajisen me ilaçe qendrat shëndetësore
09/07 19:57
Top Channel/ 21 janari dhe TIMS, Spak bën transparencë për çështjet me interes të lartë
09/07 19:36
Top News- “150 mijë euro investim”, banori i Thethit mes katër rrugëve: Kam ndërtuar në tokën time
09/07 19:08
Top News- Dorëzohet “Thethi”, pas përplasjeve me policinë nis shembja e objekteve pa leje
09/07 19:00
Top Channel/ “O Zot, do futem në…”, me lotësh e lutjesh, banorët e Thethit: I bëmë me kredi, mos..
09/07 18:54
Top Channel/ Fadromat e IKMT shemb godinën dy katëshe në Theth, pamje
09/07 18:51
Top Channel/ Përplasja mes banorëve të Thethit dhe policisë, i riu u ofron ujë inspektorëve
09/07 18:50
Top Channel/ Shtëpizat pa leje në Theth, banorët përplasen fizikisht me policinë, kërcënojnë me…
09/07 18:47
Top Channel/ “Pasha të madhin Zot”, banorët e Thethit përplasen me policinë: Mos luani me…
09/07 18:45
Top Channel/ “Jam i vd*kur, jam në borxh”, tetraplegjiku në Theth me ngashërim: Mos i prishni shpitë
09/07 18:43
Top News – Në prag të nisjes së mandatit të katërt. Rama paralajmëron reforma në gjashtë sektorë
09/07 15:39
Top News – Rënia e blegtorisë. Prodhimi i qumështit u tkurr me 6.6 për qind në 2024
09/07 15:36
Top News – SPAK, procedim penal për TIMS. Hetimi për ndërhyrjen e paligjshme në sistem
09/07 15:20
Top Channel/ Reformë kundër “tokë e xanun”! Rama paralajmëron ndryshime
09/07 15:18
Top Channel/ Ultimatumi i Ramës, bizneset largojnë vetë pengesat në Vlorë
09/07 15:16
Top Channel/ Po pastrohet Thethi! Përplasje të forta mes banorëve dhe policisë
09/07 15:15
Top Channel/ Në kërkim të heroit! 51-vjeçari u mbyt në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar dy të huaj
09/07 15:13
Top News – Votimi në PE i raportit për Shqipërinë. Spiropali: Vlerësim për Qeverinë dhe reformat
09/07 15:13
Top Channel/ Merret peng dhe eliminohet 23-vjeçari! U gjet pa jetë në liqenin e Shkopetit
09/07 15:13