Shqiptarët kanë paguar më shumë për të siguruar pronat, jetën, shëndetin dhe automjetet në 4 muajtë e parë të vitit. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën e 76 milionë euro, 8.14% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ecuri e ndikuar nga rritja e numrit të kontratave të sigurimit të lidhura të cilat arritën në mbi 474 mijë mijë në fund të prillit.