Shqiptarët roje drogë, Arrestohen teksa ruanin marijuanën me vlerë 350 mijë euro në Itali Policia italiane arrestoi dy shtetas shqiptarë, një 46-vjeçar dhe një 29-vjeçar, në Gambassi Terme të Firences, pasi akuzohen për kultivimin e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Plantacioni me marijuanë u zbulua rastësisht nga një patrullim i ushtrisë në një zonë të pyllëzuar, që mediat italiane e cilësojnë si një kamp i vërtetë ku kultivohej marijuara.