Gjithnjë e më shumë shqiptarë po u drejtohen skemave të pensioneve private për të siguruar të ardhura shtesë në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se gjatë gjysmës së parë të vitit, rritje të konsiderueshme ka shënuar numri i personave të përfshirë në pesë fondet private të pensioneve që operojnë aktualisht në vend.