Top Channel/ “Shqiptarët, padronët e kokainës”/ Raporti i Europol për grupet kriminale
05/04/2024 19:21

Grupet kriminale që merren me transportin e kokainës kanë qënë kryefjala e një raporti të publikuar së fundmi nga Europol. Sipas këtij raporti në europë operojnë rreth 821 grupe kriminale shumica prej tyre të përfshira në trafik narkotikësh. Shqiptarët hyjnë në listën e pesë rrjeteve kryesore kriminale të trafikut të kokainës në Europë, bashkë me belgët, holandezët, italianët dhe spanjollët. Po ashtu ata shfaqen mjaft aktiv dhe bashkëpunues me grupe të tjera kriminale për trafikun e kanabisit dhe heroinës. Grupeet kriminale shqiptare sipas Europol ka kapërcyer kufinjtë e Europës duke lidhur kontakte të drejtpërdrejta me vendet e origjinës si Brazili, Kolumbia, Ekuadori. Raporti ka zbërthyer edhe strategjitë e përdorura nga rrjetet kriminale për trafikun e drogës. Në një rast përmendet një shqiptar i cili siguron transportin e kokainës nga Kolumbi dhe shpërndarjen e mëtejshme në Europë duke e fshehur në banane. Shqetësues mbetet fakti i investimit në biznese të ligjshme të parave të ardhura nga krimi. Një tjetër vepër penale ku shfaqen aktiv shqiptarët janë mashtrimet. Rrjetet kriminale i joshin viktimat në lloje të ndryshme të skemave të mashtrimit në internet, kryesisht në mashtrime investimesh në kriptovaluta apo në aksione. Mashtrimet kryhen nëpërmjet skemave me call centre ku në shqipëri janë goditur disa raste. Kjo mënyrë mashtrimi çon në qindra miliona euro fitim në një periudhë të shkurtër kohore. Një shumëllojshmëri e gjerë kombësish janë të përfshira dhe përveç shqiptarëve mashtrues janë edhe belgët, francezët, gjermanët, italianët, portugezët, britanikët, izraelitët dhe ukrainasit.

Top News – Hoxha telefonon homologun izraelit: Do të shpallim Gardën Islamike organizatë terroriste
11/03 14:42
Top News – E enjtja e ngarkuar e politikës. PS vendos imunitetin e Ballukut, PD proteston jashtë
11/03 14:38
Top News – 400 mln euro ‘në lojë’. Por tenderi i portit të ri të Durrësit dështon sërish
11/03 14:35
Top News – Editorial me Vuçiç për integrim pa veto. PD kërkon shpjegime nga Kryeministri Edi Rama
11/03 14:30
Top Channel/ Porti i Durrësit me influencë ruse? Ja si përgjigjet ministri i infrastrukturës
11/03 14:02
Top News – Dosja shkon me furgon në Durrës. SPAK i dorëzon Erion Veliajt aktet e plota hetimore
11/03 13:58
Top Channel/ Vizita 3-ditore e nëndetëses turke në Durrës, rritet bashkëpunimi në sigurinë detare
11/03 13:39
Top Channel/ “Biznesi i diellit”/ “Inside Story”, 55 projektet që kanë nisur prodhimin e energjisë
11/03 12:45
Top Channel/ “Shpëton” Barbulloja/ Linja të reja për fshatin në Lezhë me probleme me energjinë
11/03 12:25
Top Channel/ Delvinë, me thika në çantën e shkollës, flet nxënësi që u godit 4 herë me thikë
11/03 12:23
Top Channel/ 25-vjeçarja vdes në QSUT, dyshohet dhunë në familje, bashkëshorti shpallet në kërkim
11/03 12:23
Top Channel/ Lufta ndjehet në Lushnje, kostoja e prodhimit rritet deri në 30%, ankohen fermerët
11/03 12:14
Top News- Shenja dhune në trup/ E reja i dha fund jetës, shpallet në kërkim partneri i saj
11/03 12:11
Top News – Ndërmjetës me kartelet / Roli i shqiptarëve në trafikun e kokainës nga Ekuadori
11/03 12:10
Top News – PS ‘rikthehet’ në normalitet. Kryesia mblidhet për ripërtëritjen e strukturave të partisë
11/03 12:10
Top Channel/ Hetim për “Rejsi Pharma”,dyshohet abuzim me rimbursimet e qarkullim barnash të skaduara
11/03 12:03
Top News- U arratis në lagjet e Shkodrës/ ‘Barushi’ vijon në arrati, shoferi mohon njohjen me të
11/03 11:49
Top News – ‘Vezë’ ndaj godinës së SPAK. Protesta e banorëve të Rrjollit kundër resortit të Ulajt
11/03 11:30
Top News – Task forcë për çmimin e naftës. Tatimet e doganat, kontroll faturave të tregtarëve
11/03 11:29
Top News – ‘Çoroditen’ Tatimet / 10-fishohen detyrimet e bizneseve në sistem
11/03 11:11
DIGITALB DIGITALB