Shqiptarët do të përfaqësohen vetëm me një deputet në Kuvendin e Serbisë, zëri që do të flasë për ta do të jetë ai i Shaip Kamberit, i Koalicionit i Shqiptarëve të Bashkuar, i cili siguroi 0.3% të votave. Partitë shqiptare garonin me dy listë në këto zgjedhje, me gjithsej 20 kandidatë. Për shkak të dallimeve politike, ato nuk arritën të gjejnë gjuhën e kompromisit për një listë të përbashkët, siç ndodhi në zgjedhjet e vitit 2020, kur shqiptarët e Luginës së Preshevës u bënë bashkë për herë të parë e fituan tre vende në Kuvendin e Serbisë.