Informaliteti, ulja e besimit në banka, shmangia e komisioneve dhe taksave si dhe tradita e të mbajturit para nëpër duar, janë këto arsyet që po I nxisin më shumë qytetarët drejt cash-it. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e cashit në ekonomi në 2025 u rrit ndjeshëm, teksa vlera fund të vitit arriti në 4.83 miliardë euro.