Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte sot mes 22 shtetasve që morën nënshtetësinë shqiptare, në një ceremoni betimi që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës. Avdullah Hoti në vitin 2020 nënshkroi marrëveshjen për normalizimin e mardhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, në prani të presidentit të SHBA të asokohe, Donald Trump.