Top Channel/ Shqiptarët duan të largohen! Raporti: Pjesa më e madhe e emigrantëve djem beqarë
12/06/2023 18:25

“Më shumë se një e katërta e 45,755 njerëzve që kaluan Kanalin Anglez ilegalisht me gomone për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 ishin nga Shqipëria dhe shumica pretenduan të merrnin azil”, kështu thuhet në raportin e përgatitur për Shqipërinë nga Dhoma e Komunave dhe Komisioni i Punëve të Brendshme për azil e emigrim. Duke e konsideruar Shqipërinë një vend një vend relativisht të varfër për shkak të problemeve të vazhdueshme, në shifrat e përcaktuara thuhet se 12,301 ishin nga Shqipëria, dhe rreth 10,000 prej tyre ishin djem beqarë. Duke pasur parasysh statusin e saj si një vend kandidat për në BE, vendet e Bashkimit Evropian si dhe Mbretëria e Bashkuar mund të shikojnë mundësitë e investimeve për të ndihmuar në stabilizimin e popullsisë së saj. Zhvillimi ekonomik është zgjidhja afatgjatë e krizës së emigracionit të Shqipërisë dhe Britanisë. Rreth 140,000 shqiptarë banojnë në Britaninë e Madhe, por katër herë më shumë jetojnë në Greqi dhe rreth 250,000 në Itali, me qindra mijëra të tjerë që jetojnë dhe punojnë në të gjithë Evropën. Njëkohësisht në raport thuhet se reth 42,000 shqiptarë largohen nga vendi çdo vit. Pavarësisht se Shqipëria është një vend i sigurt që nuk është në luftë, numri i emigrantëve që tentojnë të hyjnë në britani është i lartë, por njëkohësisht dëshira për të fituar para në një shtet të huaj ka rritur edhe numrin e trafikimeve. Rreth 40% ose më shumë e popullsisë zyrtare (rreth 1.2 milion deri në 1.4 milion njerëz) është larguar nga vendi që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, dhe rreth 42,000 persona emigrojnë prej Shqipërisë mesatarisht çdo vit. Arsyet më kryesorë të emigrimit në Mbretërinë e Bashkuar janë për shkak të varfërisë, skllavërisë moderne dhe faktorëve të tjerë socialë. Një nga promovimet më të shumta që bëhet për t’u larguar me gomone është Tik Tok-u, aty ku trafikantët përcaktojnë oraret dhe çmimet për transportimin e tyre në brigjet britanike. Sipas raportit ata gënjehen për realitetin e vërtetë pas mbërritjes, pra nuk është siç promovohet në rrjete sociale. Pamjet: AFP

Top News – ‘Dhurata’ e GJKKO për ditëlindjen e Metës/I rrëzon kërkesën për lirimin me garanci pasurore
24/03 13:54
Top News – Noka e Balliu te protestuesit në qeli. ‘Ata që i arrestuan do ta paguajnë.’
24/03 13:53
Top News – Rama takime me ministrat. I pari Lamallari, zëvendësit e tij dhe drejtori i policisë
24/03 13:34
Top News – Pronat e Ervis Martinajt. GJKKO rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros
24/03 13:03
Top Channel/ Punë për gratë e dhunuara në Elbasan, janë trajnuar për të ndihmuar të moshuarit
24/03 12:33
Top Channel/ Nafta lë tokat djerrë në Fier! Kosto e lartë e punimeve dhe subvencione të ulëta
24/03 12:32
Top Channel/ Garë për kreun e Policisë së Shtetit/ Dy gra skualifikohen, nuk plotësonin kriteret
24/03 12:29
Top Channel/ Veliaj sot në gjyq/ Kryebashkiaku ka marrë në qeli dokumentet e dosjes së tij
24/03 12:28
Top Channel/ Meta ngulmon të lirohet/ Ish-presidenti feston sot ditëlindjen në paraburgim
24/03 12:28
Top News – Lufta ndihmon Shqipërinë. Turistët kërkojnë siguri dhe vende me kosto të ulët
24/03 11:39
Top News – Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë. Kërkohej nga Italia, i dënuar për trafik droge
24/03 11:16
Top Channel/ I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në…
24/03 10:13
Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
DIGITALB DIGITALB