Top Channel/ Shqiptarët braktisin gomonet, rritet “pazari” i pagesës për të hyrë me kamion në Angli
03/04/2025 19:43

Franca do t’i rikthejë sërish emigrantët që kalojnë Kanalin pasi një ministër i lartë tha se ky është “një mesazh i qartë” për ata që planifikojnë të bëjnë këtë udhëtim. Sipas The Times, trafikantët kanë zhvilluar taktika të reja për trafikimin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar pas nënshkrimit të marrëveshjes për kthimin e shpejtë me kryeministrin Edi Rama 2022, e cila u mundëson atyre që mbërrijnë me anije të vogla të deportohen pothuajse menjëherë. Shqiptarët janë të gatshëm të paguajnë deri në 23,000 paund për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni për të shmangur zbulimin nga Forca Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar. Numri i shqiptarëve që mbërrijnë me anije të vogla ka rënë nga 12,658 në vitin 2022 në 616 vitin e kaluar. Shqiptarët janë kombësia më e madhe që zbulohen në pjesën e pasme të automjeteve në portet e Mbretërisë së Bashkuar, thotë The Times. Trafikantët e njerëzve po përdorin gjithashtu taktika të reja për të shmangur zbulimin në rrjetet sociale duke mashtruar me reklamat e tyre. Ministër i Brendshëm francez pranoi se francezët duhet të bëjnë më shumë për të ndaluar anijet kur ato lëvizin nga Franca. Kur u pyet për mundësinë që francezët të pranojnë emigrantët që kanë mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla, ministri francez tha të martën: “Unë mendoj se duhet të ketë një marrëveshje që mund të arrijmë, një marrëveshje dypalëshe midis qeverive. Sepse shohim shumë prej atyre që mbërrijnë në tokën britanike, ata nuk kthehen. Edhe kur dikush ka kaluar Kanalin, nëse kthehet, kjo do të dërgojë një mesazh të qartë.” Pothuajse të gjithë emigrantët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla merren nga anijet e Forcës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, çka do të thotë që të dhënat e tyre regjistrohen dhe shqiptarët identifikohen dhe përgatiten për t’u deportuar drejt vendit të tyre. Por shumë nga ata që mbërrijnë në pjesën e pasme të kamionëve mund të kalojnë pa u zbuluar nga autoritetet. Kjo rrugë është ndjeshëm më e shtrenjtë. The Times gjeti persona që paguajnë deri në 23,000 paund për një vend në një kamion. Reklamat e postuara në TikTok ofrojnë një paketë më të gjerë për emigrantët që përfshijnë gjithashtu punë në grupe kriminale të organizuara si fermat e kanabisit ose operacionet e vjedhjeve. Emiliano Krosi, 24 vjeç u dënua me 11 vjet burg në nëntor për përfshirjen e tij në 33 vjedhje, përfshirë edhe shtëpitë e dy futbollistëve të Premier League. TikTok ka filluar të heqë gjithnjë e më shpesh këto reklama, por trafikantët thjesht hapin llogari të reja dhe kërkojnë që “klientët” t’i kontaktojnë ata në WhatsApp, ku mund të kalojnë pa u zbuluar. Një person i njohur me bandat shqiptare të trafikut së njerëzve i tha The Times se ata kanë ndryshuar taktikat pasi ligji ndryshoi në vitin 2023, duke e konsideruar Shqipërinë një vend të sigurt. Kur një reporter u kontaktoi trafikantëve në TikTok duke shfaqur interes për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar, ata dhanë një numër të Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë: “Kontaktoni në WhatsApp. Në pjesën e pasme të kamionit 23.000. Duhet të arrini në Bruksel”, ishte oferta e tij.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50