Në Tiranë është duke zhvilluar një vizitë dy ditore komisioneria e zgjerimit në Komisionin Europian Marta Kos e cila është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri Edi Rama ritheksoi se rruga e vetme e Shqipërisë është drejt bashkimit Europian. Unioni europian tha komisioneria Kos bëhet më i fortë me përfshirjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Vlerësoi çfarë Shqipëria ka bërë deri me tani me çeljen e kapitujve.