Top Channel/ Shqipëria theu embargon ndaj Rusisë? Plehra kimikë e drithë nga porti i Durrësit!
16/12/2022 19:57

Shqipëria dhe Mali i Zi shkelën embargo ndaj Rusisë pasi lejuan tregtinë e grurit dhe plehrave kimikë mes saj dhe Serbisë përmes Portit të Durrësit, pretendon media malazeze “Pobjeda”. Për muaj të tërë, thuhet në shkrim, sasi të mëdhatë fertilizuesish artificalë u transportuan me kamionë nga ky port drejt Hanit te Hotit dhe më tej përmes territorit malazez drejt Serbisë, ndërsa kontigjente gruri u transportuan nga Serbia në Federatën Ruse në të njëjtën rrugë. Pobjeda citon për këto pretendime të saj burime nga sektori malazez i sigurisë dhe Drejtoria vendase e doganave. Në këtë mënyrë, thotë ajo edhe Mali i Zi u përfshi në mënyrë indirekte në shkeljen e sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Federatës Ruse, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Dritan Abazovicit, përmes të cilit Podgorica iu bashkua politikës së sanksioneve të rrepta kundër regjimit të Vladimir Putinit. Për më shumë se një vit, tsasi të mëdha plehrash kimikë, kaluan nga Shqipëria përmes Malit të Zi në Serbi, dhe në deklaratat doganore në fillim shkruhej qartë vendi i origjinës: Federata Ruse. Deri në fillim të dhjetorit, theksojnë burimet e Pobjedës, në Serbi janë dërguar pothuajse 8 mijë kamionë me plehra kimikë. Ndërkohë, rreth 6000 kamionë me drithë kaluan nga Serbia, transit nëpër territorin malazez, drejt Shqipërisë dhe më tej në Rusi. Gazeta thotë se qeveria malazeze, pas disa vonesash ne 8 prill miratoi zyrtarisht sanksionet kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak kundër Ukrainës, e atëherë, një grup personash nga Rusia, Shqipëria dhe Serbia - pronarë të kompanive të afërta me autoritetet e të tre vendeve - u përpoqën të fshihnin vendin e origjinës në këtë biznes tregtar. Nga anijet në Portin e Durrësit në Shqipëri, plehu ngarkohej në kamionë në thasë të mëdhenjqë mbanin disa qindra kilogramë, të cilët nuk shënonin vendin e origjinës së mallit dhe përbërjen e lëndës së parë. Burimet e gazetës nuk mund të specifikojnë se sa tonë pleh janë transportuar nga Rusia, nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, drejt Serbisë, por janë kategorike se shkelja e sanksioneve ka zgjatur për disa muaj.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23