Paraditen e kësaj të diele, si asnjëherë më parë Shqipëria është sulmuar virtualisht, një sulm kibernetik masiv që ka sjell si rrjedhojë mbylljen e përkohshme të shërbimeve online. Siç mund ta shikoni në internet nuk hapen faqet e kryeministrisë, të ministrive, e-Albania. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi shqiptarët se është e detyruar të bllokojë aksesin e shërbimeve publike për të përballuar goditjet e njëpasnjëshme e të sofistikuara nga jashtë Shqipërisë.