Kuqezinjtë kanë mbërritur pasditen e djeshme në Austri ku do të qëndrojnë për rreth 9 ditë, për përgatitjen e Europianit, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve do të zhvillojnë edhe dy ndeshjet e fundit miqësore përpara atyre zyrtareve Paraditen e sotme kombëtarja ka zhvilluar seancën e parë stërvitore e 25 lojtarëve, pasi mbrëmjen e djeshme i është bashkuar edhe Taulant Seferi, i cili nuk ishte në grumbullimin e Tiranës, gjithashtu mungojnë ende të tjerë nga lista prej 27 lojtarësh, që ka grumbulluar trajneri Sylvinho.