Kjo e hënë është shpallur Ditë Zie Kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra viktimave që ka shkaktuar tërmeti i një jave më parë në Turqi dhe Siri. Sot, flamuri kombëtar në të gjitha institucionet ulet në gjysmë shtizë, ndërsa pritet të qytetarët të ndezin qirinj për jetët e humbura në të dyja shtetet.