Top Channel/ “Shqipëria, s’është Ruanda”, debate në kuvendin italian për marrëveshjen e emigrantëve
21/11/2023 16:50

Dy javë pasi u firmos, marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve ka mbërritur në dhomën e deputetëve në parlamentin italian ku debatet kanë qënë të forta. Ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani u përball me akuza të shumta teksa iu referoi parlamentarëve Paktin e nënshkruar mes qeverisë italiane e qeverisë shqiptare mbi ngritjen e 2 qendrave të strehimit të emigrantëve. “Ky Protokoll nuk është i krahasueshëm me marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës. Nuk ka kontratë të jashtme të menaxhimit të kërkesave për azil në një vend të tretë. Dhe nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuara ndërkombtarisht, të cilat vërtet janë riafirmuar shprehimisht disa herë në Protokoll". Ministri italian sqaroi kostot fillestare të shtetit italian që përfshijnë rinovimi i ndërtesave ekzistuese në port, ndërtimin e qendrës së paraburgimit, menaxhimin e dy zonave që i janë dhënë Italisë, pagat dhe kompensimin për personelin italian, rimbursimit nga pala italiane, për mbikëqyrjen e Policisë shqiptare jashtë strukturave, çdo pranim në spital të emigrantëve, çdo dëmshpërblim nga mosmarrëveshjet e brendshme dhe ndërkombëtare dhe pritja e emigrantëve që kërkojnë azil në Shqipëri”. Ai tha se Italia do të duhet të rimbursojë shtetin shqiptar si fillim me 16.5 milionë euro për të gjitha këto kosto. Me këtë marrëveshje Italia po bëhet gati të paguajë fushatën e radhës së kryeminsitrit shqiptar Edi Rama, tha deputeti i Partisë Demokratike, Matteo Mauri. “Po flasim për qindra miliona euro të italianëve. Ne duam të dimë sa policë, sa ushtarë do dislokohen atje? Mua më rezultojnë mijëra. Po këta gra e fëmijë si do rrinë, çfarë doni të bëni ju të ndani familjet e refugjatëve? Mes ironisë edhe deputeti Riccardo Ricciardi nga Lëvizja 5 Yjet tha se fatura e turistëve italianë të paguar nga Meloni në Shqipëri do kushtojë 16,5 milionë euro, shto 100 milionë euro fond garancie. “Vini këtu dhe na thoni që po zgjidhni problemin e emigrantëve. Të paguajmë ne policinë shqiptare për ruajtje? Pse? Aq sa kushtojnë 2 qendra atje do ishin ngritur 10 të tilla në Itali, ju nuk po zgjidhni asgjë. Këtu fiton vetëm kryeminsitri shqiptar Edi Rama i cili ka nevojë për sponsor si Italia që të përparojë në rrugën e nisur drejt Bashkimit”. Ndryshe mendonte deputetja e Forca Italia, Patrizia Marrocco. Sipas saj të tilla marrëveshje po diskuton edhe Gjermania e Austria, pasi në thelb synojnë ulejen e fluksit të emigrantëve. “Problemi i emigrantëve është i bashkimit europian jo i Italisë, Nëse nuk përballemi me të e kemi humbur këtë betejë. Edhe qeveria gjermane do të kalojë nëpër të njëjtën rrugë, do zgjedhë vende të tjera tranzit për emigrantët, Austria po ashtu. Rritja e marrëdhënieve dhe menaxhimi i përbashkët me Shqipërinë synon të parandalojë flukset migratore” Ministri i jashtëm Antonio Tajani tha se qeveria synon të paraqesë në kohën e duhur një projekt-ligj ratifikimi, i cili gjithashtu përmban rregullat dhe ndarjet e nevojshme për zbatimin e protokollit”. Firmat e dy qeverive mbi këtë pakt mund të bëhen të pavlefshme nëse ajo nuk kalon përmes ratifikimit në parlament.

Top News- “Vizita në Vlorë…po më lerë të lutem”, Rama mbyll takimin me Asamblenë e PS në Vlorë
13/04 14:51
Top News- Laboratori i kokainës në Frakull/ Dy nga të pandehurit bëhen bashkëpunëtorë të SPAK
13/04 14:50
Top News – PD denoncon korrupsionin / Deputetja Tabaku: Shqiptarët po varfërohen çdo ditë
13/04 14:42
Top News – Rrëmbehet dhe dhunohet 32-vjeçari. Dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim i treti
13/04 14:19
Top News- Vrasja e palestinezes në Tiranë/ Refuzohet ekstradimi, babai i viktimës shpallet në kërkim
13/04 14:18
Top News – Kufizohen transaksionet cash! Rregulla të reja dhe për deklarimet e valutës në kufi
13/04 13:50
Top Channel/ Morën peng një 32-vjeçar në Tiranë, e kanosën dhe dhunuan, dalin pamjet
13/04 13:46
Top News – ‘Lungomare 4’, Rama inspekton punimet. Shëtitorja pritet të jetë gati brenda muajit maj
13/04 13:32
Top Channel/ Frika nga zjarret në Elbasan, shtohen rastet, shqetësim, zonat ku ka pasur zjarrvënie
13/04 12:42
Top Channel/ Zgjerohet partneriteti mes universitetit të Shkodrës dhe atij të Tiranës
13/04 12:29
Top Channel/ Grabitësi gjendet pa jetë në dritare/ Fier, dyshohet se do vidhte në një banesë
13/04 12:09
Top News – ‘Po përdoremi si dekor’ / ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ bojkoton Samitin në Tiranë
13/04 12:04
Top News – ‘Diella nuk po bën detyrën’. Gazeta zvicerane: Politikanët po shfajësohen me IA
13/04 11:57
Top News- Hajduti ngec në dritare në Fier/ Humb jetën gjatë përpjekjeve për të vjedhur një banesë
13/04 11:39
Top News – Rikthehet makthi i zjarreve në Gramsh, thirrje për kujdes të shtuar
13/04 11:36
Top Channel/ Grabitësi u gjet i pajetë, flet vëllai i pronarit të shtëpisë: Me kapuç dhe me doreza..
13/04 11:22
Top News – Rruga ‘Shirokë-Zogaj’ hapet në maj. Investimi do ndihmojë zhvillimin e turizmit
13/04 11:21
Top News – Prodhimi i energjisë u ul në 2025-ën. Importet arritën 272 mln euro, shkak thatësira
13/04 11:14
Top Channel/ E rëndë në Fier! U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë brenda shtëpisë
13/04 11:12
Top News- Sot nis Samiti i IV i Diasporës! Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
13/04 11:01