Top Channel/ Shqipëria regjistron suficit tregtar/ 354 mln euro mbetën këtu, për shkak të turizmit
12/12/2023 15:39
Për herë të parë si ekonomi e hapur, Shqipëria ka regjistruar suficit në llogarinë korrente të bilancit të pagesave. Ky indikator, që mat sasinë e parave që hyjnë dhe dalin nga vendi, në tremujorin e tretë tregoi se 354 milionë euro mbetën në vend.