Në sytë e Brukselit, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian duket i mrekullueshëm. Ky ishte mesazhi që konfirmoi në Tiranë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në prag të nisjes së Forumit të Investimeve BE- Ballkani Perëndimor, ajo u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama teksa konfirmoi se Brukseli planifikon të hapë të gjithë kapitujt deri në fund të vjeshtës së këtij viti.