Shqipëria regjistron një bilanc të jashtëm pozitiv si ekonomi e hapur për herë të parë në historinë e saj. Referuar të dhënave të Bankës së Shqiqërisë, përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2023 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 354 milionë eurove. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë Shqipëria shënonte një deficit prej 145 milionë eurosh.