Për herë të parë Shqipëria është anëtarësuar në Forumin Rinor Evropian, duke marrë statusin e Anëtarit Observues. Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e politikave rinore me 100 organizata anëtare në 41 vende të botës. Që prej viti 2017, Kongresi Rinor Kombëtar ka ndjekur asambletë e përgjithshme dhe ka punuar për të plotësuar kërkesat e nevojshme për tu bërë pjesë e forumit.