48 orët e fundit kanë qenë tejet të vështira për Shqipërinë, pasi shumë fshatra në qytete të ndryshme të vendit, po përballen me zjarre apokaliptike. Situata e krijuar ka sjellë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, teksa të paktën 40 shtëpi tashmë janë shkrumbuar. Zjarrfikëset po vijojnë luftën me flakët, prej shumë orësh, pa ndërprerje. Mijëra hektarë tashmë janë shkrumbuar, teksa ene shumë vatra janë aktive, disa prej tyre jashtë kontrollit.