Top Channel/ Shqipëria në “Euro 2024”, festë kuqezi në Arenën Kombëtare
20/11/2023 23:31

Kuqezinjtë kanë nisur festën në Arenën Kombëtare, pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe. Me një koncert të organizuar për Kombëtaren dhe tifozët që kanë mbushur plot stadiumin, festohet sonte kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit dhe kryesimi i grupit E. Shqipëria barazoi me Ishujt Faroe me një rezultat 0-0, në stadiumin e mbushur në kapacitet maksimal, mes disa ndryshimeve në formacion nga trajneri Sylvinho, lojtarët kuqezi dukeshin me mendje te festa e kualifikimit. Munguan rastet e pastra teksa për të pritur të parën goditje në kuadrat duhej të shënohej minuta e 36-të me Nedim Bajramin që tentoi nga distanca, por që u ndal nga portieri kundërshtar. Shtatë minutat shtesë të pjesës së parë ishin të tëra për Shqipërinë, por si Uzuni ashtu edhe Daku nuk mundën të finalizonin në pozicione mjaft të favorshme. Fraksioni i dytë ishte i vakët, madje ishin miqtë që patën më shumë iniciativë duke kërcënuar edhe njëherë portën e Strakoshës. Ndërkohë, në të 67-tën, u regjistrua një kombinim i bukur mes Dakut dhe Asanit, me këtë të fundit që provoi por u devijua nga njëri prej mbrojtësve kundërshtarë. Deri në fund, nuk pati më raste konkrete dhe Shqipëria e mbyll me një barazim pa shkëlqim këtë fushatë eliminatore. Megjithatë, kuqezinjtë arritën një objektiv madhor si kualifikimi në Europian dhe tashmë festa mund të nisë plotësisht.

Top News/ Colturi, shuhet ëndrra për medalje. Por bën histori në Milano-Cortina, u rendit e 10
18/02 19:33
Top Channel/ Hysaj: Duel special me Poloninë! Ëndrra për Botërorin, e vështirë
17/02 20:11
Top News- Armand Duka fiton mandatin e 7. Rizgjidhet në krye të FSHF me votim unanim
16/02 16:15
Top Channel/ Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm. Zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit
16/02 15:30
Top Channel/ Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm. Zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit
16/02 12:41
Top Channel/ Aksidenti i kampiones 41-vjeçare në Cortina, momenti kur Lindsey Vonn përplaset
08/02 15:06
Top Channel/ Exclusive! “Nga vizitorë në pretendentë”, si Shqipëria po sfidon gjigantët në Olimpiadë
08/02 14:31
Top News- Një tjetër shqiptar te Cesena. Giacomo Vrioni i bashkohet Kristian Shpendit në Serie B
05/02 14:24
Top Channel/ Partizani mbush 80-vjeç, ekipi legjendar i futbollit shqiptar feston në shtëpinë e tyre
05/02 12:27
Top Channel/ Duka i vetëm në garën për FSHF, do mandatin e shtatë
29/01 23:31
Top News – Një tjetër shqiptar në ring. Kampioni WBO, Roxhers Muslia sfidohet nga ukrainasi
29/01 17:42
Top Channel/ 120 fëmijë në sfidën e mendjes, 15 shkolla e përfshijnë shahun si lëndë me zgjedhje
29/01 12:28
Top Channel/ Betoni po “djeg” talentet! Raporti i UEFA, jemi të parafundit në Europë për fushat e futbollit
27/01 20:20
Top News – ‘Eja të punosh te Corinthians’/ Batuta e presidentit Lula me trajnerin Ancelotti
27/01 11:11
Top Channel/ Liga unike e basketbollit, Flamurtari merr tre fitore, e
17/01 12:26
Top News – Protestat e mëdha në Iran/ Edhe futbollistë të vrarë, ish kapiteni sulmon FIFA
15/01 14:49
Top News – Stadiumi i rikonstruktuar i Vorës. Do të përurohet me sfidën ndaj Partizanit në Superiore
14/01 12:14
Top News – Chelsea shkarkon trajnerin. Rezultatet e dobëta dhe përplasje e heshtur me ‘shefat’
02/01 11:30
Top Channel/ E trishtë! Ndërron jetë vëllai binjak i Ema Andreas, ishte në palestër…
29/12 22:10
Top News -‘Babagjyshi sekret’ në Formula 1. Dhurata ‘homazh’ e Leclerc për George Russell
24/12 14:59
DIGITALB DIGITALB