Kombëtarja e volejbollit për meshkuj mundi 3-0 Bosnje Hercegovinën në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian që u zhvilluar në pallatin e sportit "Feti Borova". Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka triumfuan për herë të dytë ndaj kombëtares boshnjake. Shqipëria fitoi setin e parë me shifrat 25:16 të dytin 25:17 dhe 25-21 setin e tretë.