Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, është takuar me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet mes vendeve. Ai tha se Sekretari Rubio pohoi se ky është një rast miqësie midis vendeve dhe se është një “kuptim i shkëlqyer i politikës e diplomacisë”. Bushati në postimin e tij në Facebook, zbuloi se ka ftuar Rubion të vizitojë Shqipërinë, për të forcuar miqësinë mes dy vendeve.