Panairi më i madh i turizmit në botë ITB u mbajt prej datës 3 deri në 6 Mars në Berlin, në Gjermani me pjesëmarrjen e disa mijëra kompanive turistike dhe të marketingut nga e gjithë bota. Këtë vit Shqipëria mbante rolin e vendit pritës të eventit një ngjarje që me shumë gjasa sipas ekspertëve ka rritur shanset e njohjes ndërkombëtare të vendit por edhe mundësitë për shkëmbime në një shkallë të gjerë.