“Shqipëria ime e bukur”, shkruan Almeda Abazi në një postim në rrjetin social “Instagram”, nga pushimet që po shijon në jug të Shqipërisë. Moderatorja së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin turk Tolgahan Sayisman, prej disa ditësh po qëndrojnë në plazhin e Dhërmiut. Ajo ka shpërndarë me ndjekësit peisazhin e bukur të bregdetit jonian. Edhe aktori i famshëm ka publikuar vazhdimisht në “Instagram-in” e tij ku numëron mbi dy milion ndjekës foto nga Dhërmiu, duke promovuar kështu bukuritë e Rivierës Shqiptare.