Antropologu zviceran Eugene Pittard erdhi Shqipërinë në vitin 1920, ku vizitoi dhjetëra qytete dhe fshatra, për të bërë një studim antropologjik. Ndërsa me lenten e aparatit, realizoi shkrepje të rralla që prekën nga afër jetën e përditshme të shqiptarëve. Pittard nuk inskenonte asnjë çast, nuk i kërkonte askund të pozonte, ndaj personazhet e tij janë tërësisht të vërtetë. Janë ruajtur rreth 300 fotografi të tilla, shumica prej të cilave u ekspozuan në Qendrën për Hapje dhe Dialog, kur për herë të parë publiku mund të shohë imazhe që nuk i gjejmë në arkivat shqiptare.