Shfaqja e sëmundjes së aftës epizootike në Greqi, ka bërë që Shqipëria të ndalojë importin dhe tranzitimin e kafshëve nga ky shtet. Afta epizootike cilësohet si një nga sëmundjet më të rrezikshme të blëgtorisë sepse ky virus nuk kurohet. Kafshët e infektura asgjesohen, sepse ky infkesion përhapet në mënyrë të shpejtë tek lopët , delet, dhitë dhe derrat.