Një studim shkencor nga Spanja ka hapur një dritë të re shprese në luftën kundër kancerit të pankreasit, një prej formave më agresive të sëmundjes. Sipas rezultateve të publikuara në revistën PNAS, adenokarcinoma e pankreasit është eliminuar plotësisht te minjte eksperimentale, për një periudhë deri në 200 ditë, falë një kombinimi prej tre barnash dhe pa efekte anësore të rënda.