Top Channel/ Shpëtoi heroikisht dy fëmijë, shqiptari merr nënshtetësinë greke nga Mitsotakis
17/09/2025 22:56

Ledian Goka, shtetasi shqiptar që u shndërrua në hero në shtetin fqinj, pasi shpëtoi nga mbytja në lumë dy fëmijë në qershor, mori nënshtetësinë greke. Ai mori nënshtetësinë nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që e falenderoi për aktin heroik. “Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizmit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, u shpreh Mitsotakis. Vetë Leviani, që ka folur para mediave lokale asokohe, e përshkruar me lot në sy momentet kur ka nxjerrë nga uji fëmijën e parë dhe më pas të dytin. “Erdhën dhe kërkuan ndihmë. Hoqa rrobat dhe u hodha në ujë. Nxora njërin, pastaj shkova të gjej tjetrin. U zhyta, por nuk arrita ta gjej. Pastaj u hodha nga varka, ishte shumë thellë, 5-6 metra. E pashë fëmijën shtrirë, e kapa, me zor e nxora jashtë… mezi merrja frymë”, tha ai. “Unë jam i huaj, por bëra një të mirë, nuk ka rëndësi origjina. Të mos i ndodhë askujt. Bëra një të mirë, asgjë tjetër. Mendoj për fëmijët e mi” – ka thënë ai duke shpërthyer në lot. “Uroj të jetojnë fëmijët, Perëndia të jetë me ta, të zgjohen, të bëjnë jetën e tyre, është mëkat… njëri nga fëmijët ishte vetëm 12 vjeç”, ka thënë ai.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16