Në harkun kohor të dy ditëve, tre veliera me turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë në det të hapur. Rasti më i fundit u regjistrua këtë të hënë në afërsi të gjirit të Gramës në gadishullin e Karaburunit. Tre shtetas francezë kanë kërkuar ndihmë, pasi nuk kanë mundur dot të kthehen për shkak të lodhjes dhe dallgëve në det.