Autoritetet turke kanë vënë zyrtarisht në pranga 25 të dyshuar lidhur me të shtënat gjatë një shërbese në një kishë në Stamboll fundjavën e kaluar, kur u vra një person. Mes atyre që do të mbahen në burg janë edhe dy sulmuesit e dyshuar, të cilët ishin kapur nga policia, por tani me sa duket, ka prova të mjaftueshme për të besuar në fajësinë e tyre.