Dëme të mëdha materiale kanë pësuar shtëpitë përreth hotelit “Bizant”, që u prish sot pas shpërthimit të një lënde eksplozivi. Banorët shprehen se në banesat përgjatë vijës bregdetare në Sarandë, pranë hotelit, ka xhama e orendi të thyera, ndërsa rrëfejnë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa shtëpitë kanë tronditur.